Një mami bën aq shumë punë gjatë gjithë ditës sa mund të bjerë në gjumë “kufomë”. Por çfarë ndodh kur ajo zgjohet dhe vazhdon të ndjehet e lodhur? Ka shumë arsye pse kjo mund të ndodhë, por le të hedhim një vështrim në ato më të rëndësishmet.
Vaktin e fundit e merrni pak para gjumit
Nëse hani diçka të rëndë ka shumë të ngjarë që të keni gjumë të dobët dhe urth.
Ju nuk bëni mjaft ushtrime
Ushtrimet gjatë ditës ndikojnë në cilësinë e gjumit për më mirë.
Ju nuk hani darkë
Për shkak se stomaku është i zbrazët, gjumi do të jetë i shqetësuar, provoni të hani pak kos.
Shtrati është i papastër
Higjiena personale ndikon edhe në gjumë. Duke zvogëluar mikrobet do të flini më lehtë dhe më mirë. l.k/abcnews.al