Shqipëria është gati. Hakmarrja ndaj Lituanisë, prej orës 18:00, do të ishte gjëja më e bukur për kuqezinjtë, pas barazimit pa gola në Kazakistan. Trajneri Edy Reja ndërkohë ka menduar edhe për lëvizjet në formacion, që do të jenë disa.
Doka pritet të debutojë si titullar, pasi në ndeshjen e shkuar Veseli la për të dëshiruar. Në të majtë mund të përdoret Lenjani, pasi Trashi shpenzoi goxha energji në sfidën e së dielës. Në treshen e qendrës nuk pritet ndonjë lëvizje.
Abrashi është ai që ka shqetësuar stafin teknik këto ditë, pasi u dëmtua kundër Kazakistanit. Kështu Qazim Laçi mund ta zëvendësojë mesfushorin, kurse në sulm Broja ka bindur dhe mbetet të shihet kush do të jetë partneri i tij mes Seferit dhe Vrionit.
Formacioni i mundshëm, Shqipëria: Berisha – Gjimshiti, Dermaku, Kumbulla – Doka, Bare, Laçi, Kallaku, Lenjani – Seferi, Broja. Trajner: Edy Reja. /abcnews.al