25 vjeçari infektohet 2 herë me Covid-19 brenda pak muajsh, simptomat më të rënda

schedule15:24 - 13 Tetor, 2020

schedule 15:24 - 13 Tetor, 2020

Një 25 vjecar nga Nevada eshtë infektuar me Covid-19 dy herë brenda pak muajsh, por herën e dytë me simptoma më të rënda.

Dhe pse rastet e personave që infektohen së dyti, janë të rralla. Mesazhi është që dhe ata të cilët janë shëruar nga koronavirus duhet të tregohen të kujdesshëm. 25 vjeçari amerikan, i cili nuk kishte probleme shëndetësore që e bënin të prekshëm nga Covid-19, shfaqi simptomat e para, jo shumë të rënda në 25 mars: dhimbje fyti, dhimbje koke, kollë, të vjella dhe diare. Në 18 prill rezultoi pozitiv për herë të parë.

Në 27 prill ai nuk kishte më simptoma dhe në të dy testet e kryera në 9 dhe 26 maj rezultoi negativ. Por në 28 maj simptomat u rishfaqën. Në 5 qershor ai rezultoi sërish pozitiv me simptoma të rënda sidomos në frymëmarrje, aq sa u detyrua të shtrohet në spital. Shkencëtarët pohojnë se mund të bëhet fjalë për një mbetje të infektimit të parë: një përballje e kodeve gjenetike të virusit të analizuar në të dy rastet tregoi se ishin shumë të ndryshme dhe nuk mund të ishin shkaktuar nga i njëjti infeksion.

Mjeku Mark Pandori i universitetit të Nevadës u shpreh se rezultatet tregojnë se një infektim jo domosdoshmërish të mbron nga infektimet e tjera. Infektime të dyfishta janë regjistruar më parë dhe në Hong Kong, Belgjikë dhe Vendet e Ulëta, por në asnjë rast hera e dytë nuk ishte më e rëndë se e para. Mjekët mund të konfirmojnë vetëm se nuk kanë informacionin e duhur për reagimin imunitar të këtij virusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!