Bëri gabimin që i ruhej shumë: Çfarë e tradhtoi Nuredin Dumanin në vrasjen e Bujar Çelës

schedule12:49 - 13 Tetor, 2020

schedule 12:49 - 13 Tetor, 2020

Një gabim, për të cilin ishte kujdesur shumë më parë duke se ka çuar në zbulimin e Nuredin Dumanit, si një ndër personat që vrau në 17 shtator Bujar Çelën, vëllain e Talo Çelës në Elbasan.

Siç mëson abcnews.al, policia ka konstatuar një gjurmë gishtash në makinën e përdorur nga vrasësit e Bujar Çelës, e cila u gjet e djegur në fshatin Murras.

Pasi kanë administruar shenjën e gishtave, ekspertët e Policisë Ligjore kanë zbuluar se i përkasin pikërisht Nuredin Dumanit.

Lexo edhe: E tradhtuan gishtat! Policia rrëfen si e zbuloi vrasësin e vëllait të shumëkërkuarit të Elbasanit

Por policia nuk është ndalur këtu.

Me shenjat e gishtave tashmë të konfirmuar, ata kanë bërë këqyrjen e kamerave të sigurisë në zonën përreth vendit ku u krye vrasja e Çelës ku kanë parë se ai kishte furnizuar makinën me karburant.

Gjithashtu, është bërë këqyrja e parave që punonjësi i karburantit ka marrë atë ditë dhe në një kartomonedhë janë konstatuar gjurmët e Nuredin Dumanit.

Me këto prova, policia ka vërtetuar përfshirjen e tij në krim duke bërë shpalljen e tij në kërkim si një ndër personat e përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës.

Policia dyshon se Dumani ishte i pari nga atentatorët që qëlloi ndaj Çelës me një pistoletë.

Dumani dyshohet gjithashtu se është i përfshirë edhe në dy ngjarje të rënda në Durrës.

E para lidhet me ekzekutimin e Anxhelo Avdylit dhe Dorian Shkodës, ndërsa ngjarja tjetër, me vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia po në qytetin e Durrësit. /abcnews.al