Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi e Lajçak do të takohen sërish në Prishtinë

schedule10:04 - 13 Tetor, 2020

schedule 10:04 - 13 Tetor, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që këtë të martë të zhvillojë një takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Mediat bëjne më dije se Thaçi pas vizitës së tij në SHBA ku është takuar me zyrtarë të ndryshëm të qeverisë amerikane, dhe mësohet se është duke u rikthyer në Kosovë, ku do të zhvillojë sërish një takim me Lajçakun për të diskutuar hapat e radhës në dialogun për marrëveshjen finale.

Thaçi e Lajçak ishin takuar edhe ditë më parë, para nisjes së presidentit Thaçi për Uashington, ku Lajçak kishte thënë se përvoja e gjatë e Thaçit i nevojitej dialogut Kosovë-Serbi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!