Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë prej orësh pasditen e sotme kanë rënduar situatën në rrugët e Durrësit.
Në shumë akse, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është thuajse i pamundur, pasi uji ka kaluar edhe nivelin e trotuareve.
Në zona të caktuara, si lagjja nr. 18, lagjja nr.1, aksi “Pavarësia”, rruga “Egnatia”, zona e Shkozetit etj, niveli i ujit në rrugë po rrezikon edhe bizneset, raporton gazetari i Abc News Leonidha Musai.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, ndërsa ka shkaktuar probleme edhe në Fier, teksa në Vlorë bashkia u ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes./ db/Abcnews.al