FOTO/ U mblodhën papritur natën, ngjarja e pazakontë çudit banorët e bregdetit

schedule14:36 - 12 Tetor, 2020

schedule 14:36 - 12 Tetor, 2020

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë.  Deti i Marmarës në Turqi ‘është pushtuar’ në orët e para të mëngjesit një numër i madh kandilësh deti.

Mediat vendase bëjnë me dije se qytetarët janë frikësuar, njëkohësisht edhe janë habitur se nuk kanë parë kurrë më herët kaq shumë të tilla në një vend.

“Këto janë krijesa mishngrënëse dhe ata injektojnë gjahun ose armiqtë e tyre me kimikate që mund të quhen helm me nematocidet e tyre dhe kapin pre e tyre. Prandaj, unë rekomandoj që njerëzit tanë të mos shqetësohen dhe të mos i prekin ata.”, u shpreh nga Departamenti i Biologjisë, Assoc. Dr. Deniz Şirin.

Ndërkohë qytetarët, nuk kanë nguruar të shkrepin sa më shumë foto, pasi një moment të tillë nuk e kishin parë kurrë më parë.

Dyshohet se shkas është bërë temperatura e lartë e ujit të detit, e cila ka krijuar një mjedis të përshtatshëm ushqyes për kandilët e detit me aktivitet sezonal. l.k/abcnews.al