Rusia dëbon dy diplomatë bullgarë

schedule13:08 - 12 Tetor, 2020

schedule 13:08 - 12 Tetor, 2020

Rusia shpalli dy diplomatë bullgarë persona non grata të hënën, tha ministria e jashtme ruse, duke e përshkruar masën si një përgjigje ndaj dëbimit të Bullgarisë muajin e kaluar të dy diplomatëve rusë të dyshuar për spiunim.

Ministria tha në deklaratë se Moska e shikoi lëvizjen e Bullgarisë si të pabazë, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.

Bullgaria anëtare e NATO-s, e cila zakonisht mban lidhje të mira me Rusinë, ka nisur tre diplomatë të tjerë rusë për akuzat e spiunazhit që nga tetori i kaluar. /abcnews.al