Liga Profesioniste e Futbollit është mbledhur sërish ditën e sotme. Katër janë kërkesat e saj drejtuar qeverisë shqiptare.
Presidentët e 10 klubeve të Superiores kanë zgjedhur rrugën e bojkotit, vendim që është konfirmuar edhe pas takimit të sotëm.
https://www.instagram.com/p/CGPhQqHgN_1/?utm_source=ig_web_copy_link
Ishte menduar se fundjava e ardhshme do të sillte më në fund nisjen e sezonit të ri futbollistik në Shqipëri, por Liga nuk ka ndryshuar qëndrim.
Pak kohë më parë, drejtuesit e klubeve bënë një takim edhe me Fidel Yllin dhe më pas dorëzuan edhe një dosje me kërkesat e detajuara.
Gjithsesi, asnjë shpresë apo sinjal nga autoritetet shtetërore, me Ligën Profesioniste që nuk heq dorë nga bojkoti i futbollit. /abcnews.al