Dy personat që u arrestuan pak ditë më parë pranë Semanit, pasi hodhën nga veliera me të cilën udhëtonin 1.2 ton kanabis, janë lënë në burg nga gjykata e krimeve të rënda.
Gjatë masës së sigurisë, Veli Ymeri ka deklaruar se ndodhej si pasagjer në velierë, pasi do kalonte klandestin në Itali, ndërsa italiani Xhovani Paladino nuk është prononcuar vetë para gjykatës.
Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Veli Ymerin dhe italianin Xhovani Paladino. 35 vjeçari shqiptar pretendoi se gjendej në velierë si pasagjer, pasi do kalonte në mënyrë të paligjshme kufirin dhe se nuk e dinte që ngarkesa ishte me lëndë narkotike.
Ndërsa shtetasi Italian nuk mbajti asnjë qëndrim në lidhje me akuzën. Përmes avokatit, ai kërkoi masë sigurie me afat 30 ditor, kohë gjatë së cilës do dalin përfundimet e akt-ekspertizës.
Të dy u prangosën më datën 19 shtator, në një anije me vela, pas një operacioni policor në det, në grykëderdhjen e Semanit. Mjeti lundrues është konstatuar nga radarët dhe pasi roja brendetare e guardia di finanza janë vënë në ndjekje të tij, janë konstatuar lëvizje të dyshimta të velierës. Policia ka pikasur dy personat që ndodheshin në bord të hidhnin në det disa pako, të cilat rezultuan të ishin kanabis.
Sasi rekord e kanabisit prej 1.2 tonësh u gjet e hedhur në det, në zonën pranë Hidrovorit të Hoxharës.
Velierat janë mjete shumë të përshtatshme për të lundruar edhe në mot të keq, e për këtë arsye, trafikantët kishin zgjedhur të lundronin, pavarësisht se deti ishte mbi 5 ballë.
Giovanni Palladino 69 vjeç dhe Veli Ymeraj 35 vjeç, akuzohen per “trafik te narkotikeve”, mbetur ne tentative.
https://www.youtube.com/watch?v=OkcYltjwb6w