Merrnin 10-16 mijë euro për në Angli, arrestohen 2 falsifikatorët

schedule08:49 - 6 Qershor, 2018

schedule 08:49 - 6 Qershor, 2018

Dhjetra qytetarë të Elbasanit kanë rënë pre e mashtrimit nga dy falsifikatorë. Këta të fundit u premtonin njerëzve të ndryshëm që kundrejt parave do t’i dërgonin në Angli , Gjermani e vende të tjera të Europës. Shumat që merrnin varionin nga 10-16 mije euro për person.

Në një operacion të policisë së Elbasanit dhe Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit janë ndaluar Musa Rama, 60 vjeç me banim në Tiranë dhe Arben Hako me banim në Durrës. Të dy rezultojnë që janë dënuar më parë.

Aktiviteti kriminale kryhej prej disa kohësh në territorin e Shqipërisë.

Nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose metodave të tjera  Rama dhe Hako arrinin që të kalonin persona të ndryshem në vende të Europës.

Nga kontrolli në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një automjet, shtatë  telefona, 14 pasaporta biometrike, 80 dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 çertifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 çertifikata shkolle dhe trajnimesh , dhe si dhe 850 euro .

Çështja për këtë aktivitet kriminal ende vazhdon, pasi dyshohet se në grupin e tyre janë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë./abcnews.al

Gazetar: Fatos Salliu

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!