VIDEO/ “Ia ke fik dritat”, koment epik i Mavraj për fitoren e Krasniqit

schedule22:20 - 11 Tetor, 2020

schedule 22:20 - 11 Tetor, 2020

Robin Krasniqi është kampioni i ri i botës, në WBA (regular – i thjeshtë) dhe IBO. Djaloshi nga Juniku i Kosovës bëhet shqiotar i parë që arrin të fitojë këto dy tituj, madje e bën pa qenë favorit dhe i habit mediat në Gjermani.

Boksieri shqiptar u përball me gjermanin Dominic Boesel në “GETEC Arena” të Magdeburgut dhe ia doli të triumfonte në raundin e tretë me “KO”.

Pas kësaj fitoreje të madhe, nuk munguan urimet e shumta, ndërsa Mërgim Mavraj, ish-kapiteni i Shqipërisë, bëri një koment epik: “Ia ke fik dritat si me qenë punëtor i KEK (Koorporara Energjitike e Kosovës)”. / abcnews.al