“Jam imun ndaj Covid-19”, Twitter e klasifikon si keqinformim rreth koronavirusit postimin e Trump

schedule20:37 - 11 Tetor, 2020

schedule 20:37 - 11 Tetor, 2020

Twitter-i e ka klasifikuar si keqinformim postimin e bërë së fumndmi nga presidenti amerikan Donald Trump, në të cilin ai shkruante se ishte imun ndaj koronavirusit.

Në këtë postim, Twitter, ka vendosur paralajmërimin: “Ky Tweet shkeli Rregullat e Twitter në lidhje me përhapjen e informacionit të rremë dhe potencialisht të dëmshëm në lidhje me COVID-19. Sidoqoftë, Twitter ka përcaktuar se mund të jetë në interesin e publikut që postimi të mbetet i aksesueshëm.”


Kujtojmë se kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi më herët se tashmë është imun ndaj koronavirusit. I pyetur nëse vijon të ketë, Covid-19, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se është imun dhe as as nuk mund të infektohet dhe as nuk mund ta ngjisë virusin.

A total and complete sign off from White House Doctors yesterday. That means I can’t get it (immune), and can’t give it. Very nice to know!!!

Posted by Donald J. Trump on Sunday, October 11, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!