Burri i këngëtares kosovare thyen dyert, futet në redaksi dhe kërcënon gazetarët me armë

schedule19:00 - 11 Tetor, 2020

schedule 19:00 - 11 Tetor, 2020

Menaxheri dhe burri i këngëtares Aida Doçi, Naser Qeli, në orët e vona të së shtunës ka thyer dyert e “Express” dhe është futur brenda redaksisë, raporton gazeta. Ai për shkak të një teksti ku Gazeta Express ka raportuar për ish-gruan e tij, ka kërcënuar gazetarët me vrasje.

Naser Qeli pavarësisht insistimit të gazetarëve për t’u qetësuar, ka refuzuar dhe ka kërcënuar në vazhdimësi. Madje ka përmendur edhe armën e zjarrit. Gazeta Express ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!