Gianluca Vialli, ish-futbollisti i njohur italian, ka folur sot për kampionatin Serie A, si dhe për “Topin e Artë”, që sipas tij, e meritonte Robert Lewandowski.
“Besoj se ky vit do të jetë i vështirë për Juventusin. Jo vetëm për ndryshimin e trajnerit. Është pothuajse logjike, pas nëntë vitesh, që të tjerët të kenë gjetur kundër-masat dhe që të ndihesh pak i ngopur.
Nuk e di kush do ta fitojë, por besoj se këtë vit të tjerat, përveçse janë përforcuar, ndoshta do ta ndiejnë më pak se më parë se Juventus është favorite për titullin. Do të jetë më i hapur kampionati.
Përveç Interit, mund të ketë surpriza të tjera në këtë Serie A, ndoshta Atalanta… Më pëlqen shumë si skuadër dhe do të kisha dashur të luaja në atë ekip. Ka një stil loje që të përfshin, shënon shumë, lodhesh dhe argëtohesh.
“Topi i Artë”? Logjikisht, mendon për Messin, Ronaldon, Neymar, Lewandowskin dhe thua: ‘Një nga këta e meriton’. Por këtë sezon, vështirë të zgjidhje dikë tjetër veç Lewandowskit”, u shpreh Vialli./abcnews.al