Dy pikë të lëna, Shqipëria nuk merr më shumë se një barazim në Kazakistan

schedule16:57 - 11 Tetor, 2020

schedule 16:57 - 11 Tetor, 2020

Është mbyllur takimi mes Kazakistanit dhe Shqipërisë, ndeshja e tretë e këtij sezoni në UEFA NAtions League. Kuqezinjtë tanë, nuk kanë marrë më shumë se një barazim 0-0 në tokën azere, kundër një kundërshtari shumë më të dobët në letër.

Edhe pse rastet nuk munguan, sidomos në pjesën e dytë, kuqezinjtë tanë u larguan me dy pikë të lëna. Broja dhe Seferi patën shanse në pjesën e dytë për t’i dhënë fitoren Shqipërisë, por fati nuk ishte me ta.

Sidomos në rastin e Brojës, i cili me një parabolë shumë të bukur mposhti portierin vendas, por një mbrojtës kazak arriti të largojë topin në vijën fatale. Broja sërish ishte gati të përfitonte nga një pasiguri në mbrojtje, duke goditur me të djathtën nga hyrja e zonës, por topi shkoi pak centimetra larg shtyllës.

Ndërsa në minutat e fundit, Seferi pati rastin më flagrant. Sulmuesi, i cili debutoi në këtë takim, u shërbye mjaft mirë nga Broja dhe i vetëm përballë portierit, nuk ia doli të shënojë. Raste që në fund rezultuan fatale, pasi takimi u mbyll i bardhë 0-0, një rezultat që kënaqi vetëm vendasit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!