Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dëgjoj mendime të ndryshme prej 16 vitesh, Gjermania nuk ndikohet nga kritikat”

schedule16:39 - 11 Tetor, 2020

schedule 16:39 - 11 Tetor, 2020

Gjermania triumfoi 1-2 në Kiev kundër Ukrainës së Shevchenkos, duke marrë fitoren e parë në grupin 4 të Nations League, aty ku garojnë edhe Spanja me Zvicrën.

Golat e Matthias Ginter dhe Leon Goretzka i dhuruan fitoren djemve të Joachim Low, që tani numërojnë 5 pikë pas tre ndeshjeve të para.

Trajneri i “Pancerave” ka dëgjuar shumë kritika kohët e fundit, ndaj të cilave ka reaguar në këtë mënyrë: “Çdokush është i lirë të kritikojë, por unë nuk bezdisem nga fjalët që qarkullojnë.

Kam 16 vite që dëgjoj mendime të ndryshme. Patëm një rënie deri në vitin 2018 pasi fituam Botërorin në Brazil.

Gjermania ime ecën me plan të qartë, nuk ndikohemi dhe nuk devijojmë nga rruga për shkak të dy barazimeve me Spanjën dhe Turqinë. Kam besim maksimal te lojtarët e mi“, deklaroi Low. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!