Italia është goditur ditët e fundit nga vala e dytë e koronavirusit, ku në shtetin fqinj janë shtuar sërish rastet me Covid-19. Sigurisht që ndikon ka dhe tek futbolli, pasi kanë qenë të shumta rastet dhe tek klubet e Serie A.
Pikërisht për këtë temë ka folur dhe ish-trajneri i Juventusit dhe Interit, Marcelo Lippi. Në një intervistë për radion “Uno RAI”, italiani është pro hapjes së pjesshme të stadiumeve si dhe thekson se këtë sezon titulli mund të vendoset nga virusi.
“Nuk mendoj se ka një problem tek futbolli. Nëse tek stadiumet me kapacitet 80,000 vende aty shumë mirë mund të lejohen rreth 20,000 persona duke respektuar distancën. Titulli? Nëse situata vazhdon kështu, atëherë kam frikë se gjithçka do të vendoset nga koronavirusi. Nuk mund të parashikojmë asgjë,” mbyll Lippi. /abcnews.al