Ç’ndodhi me Marina Vjollcën që fansat e “kryqëzuan” në rrjete sociale

schedule10:56 - 11 Tetor, 2020

schedule 10:56 - 11 Tetor, 2020

Marina Vjollca është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Çdo të shtunë e shikojmë moderatoren nën drejtimin e emisionit “Klanifornia”, e cila tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj. Por imazhi i saj në puntatën e fundit të emisionit e ka vënë në qendër të kritikave.

Marina u shfaq e veshur me një fustan të gjatë, me të cilin dukej mjaft sensuale. Shumë ndjekës e kanë komplimentuar moderatoren duke e krahasuar dhe me Marilyn Monroe apo Sheron Stone. “Marilyn Monroe (Shqiptare) Vetëm pika po mungon”, ka shkruar njëri prej tyre.

 

View this post on Instagram

 

Jeni bere gati per te qeshur sonte?? #klanifornia #tonight

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on

Por, kanë qenë të shumtë dhe ata që e kanë “kryqëzuar”, duke thënë se fustani është shumë i ekzagjeruar dhe duke e cilësuar si një rrjetë. Madje, ka patur nga ata që e kanë krahasuar me fustanin e famshëm të Bleona Qerretit. “Ja more titullin Bleonës me këtë fustan o lumadhe”, “Po shkoje në plazh me këtë fustanin” kanë qenë disa prej komenteve. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!