Qeveria vendosi që të bëjë të detyrueshme përdorimin e maskës në Shqipëri kudo, në ambiente të jashtme apo të brendshme.
Vendimi u komunikua nga kryeministri Rama gjatë konferencës për shtyp me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Lexo edhe: “Gabuan me izolimin”, mjeku Domi: Jo panik tek popullata, pasojat do t’i vuajmë në të ardhmen
Mjeku Arban Domi, drejtori i zhvillimit të vaksinave në “Geovax”, SHBA, foli në studion e “ABC News”, për vendim e qeverisë për mbajtjen e maskave në ambiente të hapura.
Për mjekun maska nuk është shpëtimi për COVID-19, ndërsa thekson se mbajtja e saj në ambientet e hapura nuk është i domosdoshëm.
Lexo edhe: Qeveria bën të detyrueshme vendosjen e maskës edhe në rrugë: Si do të aplikohen gjobat
“Problemi i koronavirusit ka kaluar cakun e vendimeve shkencore. Në të gjithë botën është kaluar nga vendimet shkencore në ato politike. Në rastin konkret për maskat, ka një limit mbrojtjeje. Të gjithë e dimë që maska në rastin më të mirë mbron tjetrin dhe jo vetveten.
Është pozitive qoftë edhe kur e ul 30% rrezikshmërinë. Sa i përket mbajtjes së maskës në ambientet e hapura nuk ka asnjë bazë shkencore.
Gjithsecili vendos për veten e vet. Maska në ambientet e jashtme nuk jep ndonjë avantazh. Që në fillim të pandemisë nuk kam qenë kurrë që maska të jetë shpëtimi i koronavirusit, në ambientet e brendshme edhe mund ta kuptoj, por kontradikta qëndron në ambientet e jashtme.
Virusi nëse qarkullon, qarkullon kur ushqehesh por edhe kur nuk ushqehesh. Në momentin që e heq maskën kur ushqehesh është e njëjta gjë. Nga ana ime profesionale është e palogjikshme.
Nga ana profesionale e përsëris që maska në ambientet e hapura as nuk ndihmon dhe as nuk përkeqëson situatën. Në ambientet e mbyllura ndihmon 30-40% dhe kjo duhet t’i lihet përgjegjësisë së gjithsecilit.
Unë maskën nuk mbaj, përveç rasteve kur jam në kontakte të afërt. Në momentin kur jam larg njerëzve nuk e mbaj. Po flas si profesionist me njohuritë e mia relativ edhe si qytetar, imponimi i maskës në ambientet e hapura nuk ka vlerë”, tha ai.
/abcnews.al/

