Dëmtimet në sfidat e futbollit janë të shumta dhe të larmishme. Joan Oumari luan si qendërmbrojtës dhe aktivizohet me FC Tokyo prej janarit të këtij viti.
Në ndeshjen e sotme të javës së 24-t të J1 League në Japoni, skuadra kryeqytetase humbi 0-1 në shtëpi ndaj Gamba Osaka dhe tani rrezikon vendin e dytë.
The moment a player lost his TOOTH during a Japanese J-League match! ?
FC Tokyo defender Joan Oumari had a tooth knocked out during his side’s 1-0 loss at home to Gamba Osaka… ?❌ pic.twitter.com/lyqDKFQWiH
— Sky Sports (@SkySports) October 10, 2020
32-vjeçari i lindur në Berlin por me origjinë nga Libani, pësoi një dëmtim të çuditshëm. Një duel ajror në zonë i kushtoi një dhëmb.
Oumari u përplas me disa kundërshtarë dhe humbi një nga dhëmbët e tij. Pavarësisht kësaj, ai ia doli të qëndronte në fushë dhe e mbylli takimin deri në fund. /abcnews.al