Presidenti Donald Trump do të rinisë aktivitetin e parë të fushatës zgjedhore të shtunën, hera e parë pas infektimit me Covid-19, raporton Reuters
Trump po planifikon një grumbullim tjetër para Shtëpisë së Bardhë, pavarësisht nga shpërthimi i rasteve me koronavirus në Shtëpinë e Bardhë. Mbi dhjetë veta që morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të kandidates për Gjykatën e Lartë, Amy Coney Barrett në Shtëpinë e Bardhë, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Sipas një burimi “të gjithë të pranishmit duhet të jene të pajisur me maskë”. Po ashtu ata duhet t’i nënshtrohen një kontrolli për Covid-19 të shtunën në mëngjes, përfshirë matjen e temperaturës.
Sipas një zyrtar Trump do të mbajë fjalimin nga një ballkon i Shtëpisë së Bardhë.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha në një njoftim të enjten se, “bazuar në diagnostikimin që ka kryer ekipi”, ai “parashikon plotësisht kthimin e sigurt të Presidentit në angazhimet publike” që nga e shtuna.
Gjithashtu Presidenti Donald Trump do të zhvilloje një fushate në Florida të hënën, i pari jashtë Uashingtonit, që kur u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar. Presidenti e konfirmoi këtë në Twitter./abcnews.al
Will be in Sanford, Florida on Monday for a very BIG RALLY! https://t.co/TTOlHJT8kr
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 9, 2020