Një çifti francez i ka ndodhur diçka e pabesueshme. Ata blenë një ‘mace Savannah’ për 6 mijë euro dhe mbetën të shokuar, kur kuptuan që në vend të saj iu dha një këlysh tigri.
Çifti nga qyteti i Le Havre, Normandi, paguan për kotele pasi panë një reklamë në internet. Ata nuk arritën të vërenin për disa ditë se në vend që të ishin Savanna, ishte një tigër Sumatran dhe kontaktuan policinë.
Detajet e çështjes dolën pasi prokurorët përgatitën një raport të lëshuar këtë javë, dy vjet pasi tigri u kap. Pavarësisht nga dallimet e dukshme, dyshja pretenduan se nuk e kuptuan se kishin një këlysh tigri për disa ditë në shtëpi. l.k/abcnews.al