Kushi bën lëvizjen e parë në ministrinë e Arsimit

schedule22:19 - 9 Tetor, 2020

schedule 22:19 - 9 Tetor, 2020

Alqi Kushi është caktuar përkohësisht në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ai mbante pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa tashmë është ngarkuar përkohësisht edhe në detyrën e re, prej datës 25 shtator.

Sipas vendimit ky zëvendësim nuk shoqërohet me efektet financiare të pozicionit Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Vendimi për lëvizjen brenda ministrisë ka ardhur një ditë pasi u betua ministrja e re e Arsimit Evis Kushi./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!