E BUJSHME/ Basha premton fundin e naftës skandaloze në makinat e shqiptarëve

schedule16:11 - 9 Tetor, 2020

schedule 16:11 - 9 Tetor, 2020

Kryedemokrati Lulzim Basha është fokusuar tek cilësia e naftës që përdoret në Shqipëri, një problematikë e madhe për të gjithë.

Gjatë takimit me fermerët e Lushnjes, Basha theksoi se në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do t’i jepet fund kontrabandës dhe cilësisë së keqe të naftës në Shqipëri.

Basha tha se karburanti ynë është më i shtrenjti në rajon, por nafta është më e keqja, pasi sipas tij karburanti në vendin tonë përzihet.

Heqja e taksës “Rama” mbi karburantin 240 lekë për litër do të jetë ndihmë e jashtëzakonshme. Karburanti ynë është më i shtrenjti në rajon, duke bërë çdo mall dhe shërbim më të shtrenjtë dhe jo konkurues.  Cilësia e naftës është më e keqja, sepse e dimë të gjithë, se karburanti përzihet.

Brenda 100 ditëve të para do t’i jepet fund naftës pa cilësi në tregun shqiptar. Kjo nuk do të ulë të ardhurat, përkundrazi. Në vitin e parë do të kemi 50 milionë euro më shumë në buxhet, sepse do t’i japim fund kontrabandës së karburanteve.

Kjo nuk është betaja e Lulzim Bashës, por betejë e  çdo shqiptari. Jetojmë në një vend të bekuar nga Zoti, por të vjedhur dhe të keqqeverisur. Së bashku t’i japim fund të keqes, te ndalim largimin dhe të nisim ndryshimin, se nga ky ndryshim do të përfitojnë të gjithë”, u shpreh ai.

Përveç çmimit të lartë shqiptarëve iu duhet të paguajnë shtrenjtë edhe cilësinë e dobët të naftës duke mos marrë rendimentin e duhur dhe për më tepër, duke shpenzuar për rregullimin e dëmeve të shkaktuara prej saj. /abcnews.al