Gigio Donnarumma del lojtar i lirë verën e ardhshme dhe Milani po tenton ta bindë atë dhe menaxherin e tij, Mino Raiola, për të nënshkruar një kontratë të re. Ky mision nuk do të jetë i lehtë, nisur nga ato që raportohet në mediat italiane.
Corriere della Sera ka zbuluar një klauzolë që kërkon Raiola të përshijë në marrëveshjen e re. Në rast se Milani nuk kualifikohet në Champions League, atëherë çdo klub për të transferuar portierin e talentuar duhet të paguajë një shifër normale prej 30 milion eurosh.
Si ta marrësh falas mund të thuash, kur dihen cilësitë që ka Donnarumma. Milani nga ana tjetër është gati t’i rrisë pagën, madje t’ia çojë deri në 8 milion euro. Aktualisht portieri përfiton dy më pak. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por me siguri klauzola e largimit do të jetë ngërçi kryesor për arritjen e marrëveshjes së re. /abcnews.al

