Vetëm pak muaj pasi zyrtarizuan fejesën, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë planifikuar të martohen verën e ardhshme. Brooklyn dhe 25-vjeçarja thuhet se do të mbajnë dy dasma, një në Mbretërinë e Bashkuar, dhe një në SHBA dhe sipas burimeve ceremonia do të organizohet brenda familjes.
Ish-futbollisti, David Beckham do të qëndrojë pas dy ceremonive. Victoria do të dizajnojë fustanin e nusërisë së Nicola-s, Harper 9-vjeç do të jetë shoqëruesja e nuses, ndërsa dy vëllezërit Romeo dhe Cruz do të jenë shoqëruesit më të mirë të Brooklyn.

Një burim tha për “The Sun”: Një ceremoni do të mbahet në Florida, ku familja e Nicola-s qëndrojnë. Tjetra ka të ngjarë të mbahet në Cotswolds, ku Nicola dhe Brooklyn kanë kaluar kohë së bashku këtë verë. Mund të marrin një artist të famshëm për të përformuar, por asgjë nuk është konfirmuar ende për shkak të Covid-19“.
Kjo do të jetë hera e tretë që ish-anëtarja e grupit “Spice Girls” do të krijojë një fustan për një personazh të famshëm, pas veshjet së krijuar për Eva Longorian në vitin 2016, ndjekur më pas me fustanin për Meghan Markle në Ditën e Krishtlindjes. xh.d/abcnews.al


