Rama: Po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve të dëmtuara nga tërmeti

schedule13:46 - 9 Tetor, 2020

schedule 13:46 - 9 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në fshatrat e Tiranës, në zonat e dëmtuara nga tërmeti.

I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj vizituan shtëpitë e ndërtuara për familjet që u dëmtuan nga tërmeti.

Gjithashtu kryeministri bën me dije se tashmë po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve

“Është shumë e rëndësishme që shtëpitë në fshat t’i mbyllim sa më shpejt. Por duhet durim, tani jemi duke u marrë me ujë edhe pse na komentojnë se akoma po merremi me ujë. Nuk ka halle të majta apo halle të djathta. Njerëzit janë qytetarë, nuk kemi në nga këto”, u shpreh Rama.

Rama: Kur ishte e djathta të boi nai gjo?

Qytetari: Jo, asnjëherë

 

“Rindërtojmë bashkë. Me lalin dhe Ministrin e Rindërtimit në shtëpitë që po hapin dyert për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, në fshatrat e Bashkisë Tiranë, ku aktualisht po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve, që ta festojnë vitin e ri nën strehën e re, më të bukur, më të madhe, më të fortë se ajo që humbën nga fatkeqësia e rëndë natyrore”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!