Kundër protokollit, trupat e pajetë të dy viktimave të COVID merren nga familjarët për ceremonitë mortore

schedule12:23 - 9 Tetor, 2020

schedule 12:23 - 9 Tetor, 2020

Familjarët e dy viktimave që kanë ndërruar jetën në spitalet Covid, pas ekzaminimit mjeko-ligjor në morgun e Tiranës, kanë tërhequr trupat e pajetë dhe i kanë dërguar ata në shtëpitë e tyre për të kryer ceremonitë mortore.

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al mësohet se dy viktimat që kanë humbur jetën nga Covid janë nga Peqini të moshës 82 dhe 74-vjeçare.

Dyshohet se në dy ceremonitë mortore në qytetin e Peqinit kanë marrë pjesë rreth 500 qytetarë.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga ky episod, që ka bërë të mos respektohet protokolli sigurisë së shëndetit i përcaktuar nga komiteti teknik i ekspertëve.

n.d./abcnews.al