Për herë të parë në Spanjë, kryeministri i ri nuk bën betimin në Bibël

schedule15:25 - 4 Qershor, 2018

schedule 15:25 - 4 Qershor, 2018

Për herë të parë në historinë e Spanjës, kryeministri i ri u betua jo para Biblës dhe kryqit. Një mundësi që iu është dhënë figurave të rëndësishme të politikës spanjolle që në korrik të 2014-ës, duke bërë që dhe lideri socialist Sançez të zgjedhë mënyrën laike.

U betua sipas traditës, në duart e Mbretit Felipe VI në një ceremoni që u mbajt në Pallatin e Zarzuelës në Madrid, residencë e familjes mbretërore.

Por për herë të parë në historinë e demokracisë spanjolle, betimi ishte laik. Lideri i Partisë Socialiste Pedro Sançez, në fakt nuk premtoi para Biblës dhe Kryqit.

Në ceremoninë e betimit ishte i pranishëm dhe Mariano Rajoi. Ish-kreu i ekzekutivit dha dorëheqjen pas mocionit të votëbesimit të propozuar nga lideri socialist dhe i miratuar nga parlamenti me 180 vota pro, 169 kundët dhe një abstenim. Mocioni mori votat e Podemos dhe grupeve të tjera më të vogla parlamentare dhe rajonale. Vendimtare ishin votat e pesë deputetëve të partisë kombëtare baske.

Për herë të parë në histori, Pedro Sanchez zgodhi këtë mënyrë betimi pasi në korrik të 2014-ës, mbreti bëri të mundur që figura të ndryshme politike të mund të kryenin betimin pa qenë e nevojshme të vendoseshin para Biblës ose Kryqit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!