Aleanca veri-atlantike ka insistuar të enjten se pjesëtarët e saj do të konsultohen dhe do të vendosin së bashku se kur do të largohen nga Afganistani.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përsëritur pozicionon afatgjatë të Aleancës duke thënë se ajo do t’i japë fund misionit në Afganistan, vetëm kur të krijohen kushtet.
“Ne kemi vendosur që të shkojmë bashkë në Afganistan, ne do ta marrim vendim për ndryshime së bashku, dhe kur të jetë koha, do të largohemi së bashku”, ka thënë Stoltenberg në një konferencë për media, pasi ka biseduar me presidentin maqedonas, Zoran Zaev.
NATO-ja është përfshirë në luftën në Afganistan pas pushtimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara më 2001, për të rrëzuar regjimin taliban, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane.
Aleanca veri-atlantike ka ndaluar operacionet e luftimit në Afganistan më 2014 dhe ka zvogëluar dukshëm prezencën./abcnews.al