Tarifa në Rrugën e Kombit, po punohet për ngritjen e kabinave

schedule12:00 - 4 Qershor, 2018

schedule 12:00 - 4 Qershor, 2018

Punëtorë dhe inxhinierë janë angazhuar për të ringritur në këmbë, sistemin e pagesës në rrugën e Kombit. ABC News ishte sot në vendin ku po punohet dhe jashtë kamerave konçesionaret thonë, se duhet ende shumë kohë për të vënë në funksion kabinat.

Në vendin ku do të vilet tarifa e rrugës së Kombit po punohet. Pak punonjës dhe inxhinierë po merren me rrjetin elektrik dhe elektronik, i demtuar dhe i djegur tërësisht.

Kohë kërkon edhe instalimi i kabinave. Duket se do kohë për të përfunduar dhe ndoshta nuk mbyllet deri në fund të qershorit.

Jashtë kamerave punonjësit e koncesionarit thanë se ende nuk janë gati për të nisur procesin e pagesës.

Ajo çfare dihet është se tarifa në Rrugën e Kombit do të rikthehet shumë shpejt.

Ende nuk është vendosur përfundimisht vlera, por mendimi i kuksianëve nuk ka ndryshuar. Kurse shtetasit nga Kosova dhe përdorues të tjerë e cilësojnë shumë të lartë çmimin 5 euro.

Gjatë kësaj periudhe që nga 31 marsi kur u dogj nga kuksianët gjithë sistemi  i ngritur për tarifimin e rrugës ende nuk është realizuar asnjë dëgjesë me qytetarët në lidhje me këtë shqetësim.

Gazetar i ABC News: Bujar Muçmata

/abcnews.al