Koronavirusi nuk zhduket nga Genoa, në Verona me ekip fëmijësh

schedule14:43 - 8 Tetor, 2020

schedule 14:43 - 8 Tetor, 2020

Genoa është “pushtuar” nga COVID-19, teksa janë 17 futbollistë të infektuar dhe disa pjesëtarë të stafit. Ndeshja me Torinon u shty, por sërish gjendja nuk është aspak e mirë për shkak se të gjithë lojtarët sërish janë të infektuar.

“Genoa njofton se asnjë nga 17 lojtarët që kanë dalë pozitivë në testin e Covid-19, aktualisht nuk janë negativë. Sicc është komunikuar, këta janë lojtarët: Valon Behrami, Davide Biraschi, Petar Brlek, Francesco Cassata, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lukas Lerager, Darian Males, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone, Miha Zajc, Davide Zappacosta”, thuhet në komunikatë.

Një prej drejtuesve të klubi, Daniele Faggiano, ka paralajmëruar se do të luajnë me të rinjtë kundër Hellas Verona. “Në Verona do shkojmë me ekipin Primavera, shëndeti ose rregullsia e kampionatit nuk është e mbrojtur. Ne shkuam në Napoli, të tjerët morën gjysmë ore për të thënë jo”, ka deklaruar Faggiano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!