Napoli ishte në ankth për Stanislav Lobotka. Ai ishte bërë tamponin, por përgjigja e testit po vononte dhe kishte dyshime mos edhe mesfushori ishte infektuar me COVID-19. Diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe klubi i Napolit ka dalë me njoftim dhe e ka konfirmuar.
Te Napoli deri më tani kanë dalë tre vetë me koronavirus. I pari ishte Zielinski dhe një pjesëtar i stafit, kurse më pas edhe Elmas doli pozitiv. Të tre janë izoluar dhe gjendja e tyre shëndetësore ka qenë e qëndrueshme, çka përbën një lajm të mirë.
L’ultimo tampone in lavorazione di Stanislav Lobotka è risultato negativo al Covid-19.
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) October 8, 2020
Para dy ditësh në media u raportua se edhe Amir Rrahmani ishte infektuar me COVID-19, por kjo u hodh poshtë nga vetë lojtarë dhe Napoli. Gjithsesi nuk u lejua të linte izolimin dhe të bashkohej me Kosovën për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al

