Rëndohet edhe më tej greva e urisë: Naftëtarët mbyllin edhe telefonat, refuzojnë ujin dhe mediat

schedule12:08 - 8 Tetor, 2020

schedule 12:08 - 8 Tetor, 2020

Rëndohet edhe më tej greva e urisë e naftëtarëve të Ballshit në ditën e 11-të të saj.

Së fundmi ata kanë bllokuar dhe kanë marrë vendimin që të mos komunikojnë me asnjë, duke mbyllur edhe telefonat.

Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për ABC News, në kontaktin e fundit që ka patur me grevistët brenda ambienteve të grevës, ata kanë deklaruar se nuk do të kërkohet më as ambulanca dhe asgjë tjetër deri në vetëflijim.

Ky vendim i tyre rrezikon seriozisht jetën dhe shëndetin e grevistëve që ndodhen brenda mjediseve.

Ata kanë njoftuar se nuk do të japin asnjë intervistë më për mediat.

Shkak i këtij reagimi dhe vendimit të naftëtarëve është mosreagimi i autoriteteve shtetërore ndërsa kompania prej kohësh nuk ka dhënë asnjë zgjidhje.

Edhe familjarët e grevistëve janë të vendosur që ti shkohet deri në fund grevës, po ashtu jashtë mjediseve të uzinës qëndrojnë edhe kolegë të tjerë në mbështetje të grevistëve.

Përpara dy ditësh kryeministri Edi Rama tha se është i interesuar për situatën e naftëtarëve të Ballshit, por është një çështje e një kompanie private ndërkohë që deklaroi se po punohet për të gjetur një zgjidhje.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!