3 nga naftëtarët pas vlerësimit të mjekëve duhet të lënë urgjent grevën e urisë pasi janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Pirro Hoxharra është një prej tyre. Ai fillimisht debatoi me mjekët dhe këmbënguli që nuk do të shkojë në spital.
Pasi ju mat tensioni dhe i doli shumë i lartë u bind që të shkonte më ta në spital.
Ndërsa grevistët e tjerë kërkojnë që në ambiente e grevës të qëndrojë gjatë gjithë kohës një mjek dhe infermier.
Sipas mjekes Majlinda Resuli kjo nuk është e mundur për këtë arsye.
“Ndërhyrjet intravenoze duhen bërë patjetër në spital për të parandaluar komplikacione të mundshme”.
Gjithsesi të martën kryeministri reagoi për ta, po kështu u vizituan dhe nga drejtuesi i PD.
Por sipas naftëtarëve nuk morën zgjidhje ekonomike.
“E ndoqëm kryeministrin dhe reagim ekonomik nuk ka. Ai la dy opsione dhe familjet tona nuk ushqehen me opsione. Shpresojmë të japë zgjidhje shumë të shpejtë se hallet tona kanë shkuar në ekstrem. Patëm dhe vizita e bëmë thirrje hapëm dyert se s’mund të jemi të njëanshëm”, u shpreh ai.
Kreu i Sindikatës Sokol Dautaj i bën dhe një thirrje Presidentit.
“Ka organe ligjzbatuese KLSH që mund të veprojnë”, tha Dautaj.
Naftëtarëve kërkojnë një zgjidhje konkretë, të marrin pagat e prapambetura, të hapet uzina ose të shkëputen nga puna dhe të përfitojnë asistencë sociale.
/abcnews.al/

