Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik, rreth orës 10:30.
Njoftohet se një furgon, me drejtues S. H. 52 vjeç, është përplasur me me një motor tip Lançin, me drejtues shtetasin K. S. 46 vjeç. Për pasojë, është është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Njoftimi
Malësi e Madhe/Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 07.10.2020, ora 10:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur rruga e fshatit Grizhë, Malësi e Madhe një mjet Furgon, me drejtues shtetasin S. H. 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, është përplasur me një motorr tip Lançin, me drejtues shtetasin K. S. 46 vjeç, banues në Shkodër, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit dhe po dergohet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit, si dhe po bëhet shoqërimi i shtetasit S. H. për veprime të mëtejshme proceduriale. s.b/abcnews.al/