Festivalit Ndërkombëtar Dea, edhe në kohë të vështira do të zhvillohet nga data 11 deri 16 tetor në Tiranë, për herë të dytë pas 5 edicionesh në Sarandë e Gjirokastër.
Sipas drejtorit artistik Edmond Topi në qendër të festivalit vijon të jetë, Programi i filmit me metrazh të gjatë siparin e ngre filimi me skanar dhe regji të Fatos Berishës “ Cirku Fluturues”.
Pjesë e festivalit janë edhe seksioni i filmit të shkurtër me 22 filma nga 13 vende të botës, të cilët do të ofrohen cdo mbrëmje në kinemanë e improvizuar në amfiteatrin e Universitetit të Arteve, por nuk mungojnë as filmi dokumentar me 16 filma nga 11 vende te botës.
Për shkak te pandemisë specialistët e kinemasë dhe drejtoret e festivaleve nderkombetare , nuk mund te jenë të pranishëm fizikisht./abcnews.al