Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi u shpreh sot se çështjen e reformës zgjedhore në Shqipëri Brukseli po e ndjek me vëmendje, ndërsa uroi që të mos kthehet në problem për të ndarë Tiranën nga Shkupi për konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat.
“Po e shohim çështjen e reformës zgjedhore me sy të hapura mirë dhe do shkoj t’i shoh gjërat vetë në terren” tha ai, referuar vizitës që do të zhvillojë nesër në Shqipëri.
“Shpresoj që kjo mos të kthehet në një çështje për të ndarë të dyja vendet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo vërtetë nuk do ishte mirë” theksoi ai.
Ndërkohë që sot Komisioni Europian propozoi 9 miliardë euro për Ballkanin për periudhën 2021-2027. / db/Abcnews.al