Ministria e Shëndetësisë në Indi, bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 61, 267 raste të reja me koronavirus.
Ndërkohë numri i viktimave ka shënuar në rritje, duke regjistruar 884 humbje jete.
India renditet si vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi.
Sakaq javën e kaluar autoritetet në Indi lehtësuan kufizime dhe në disa vende u lejua hapja e shkollave dhe e kinemave./abcnews.al/

