Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kim Jong-un i dërgon letër Donald Trump

schedule14:30 - 1 Qershor, 2018

schedule 14:30 - 1 Qershor, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë në Shtëpinë e Bardhë delegacionin e Koresë së Veriut që gjendet në SHBA për të përmbyllur bisedimet për samitin e shumëpritur mes dy vendeve. Njeriu më i besuar i Kim Jong-un do t’i dorëzojë Trump një letër të Kim Jong-un.

NJë zyrtar i lartë e Koresë së Veriut do t’i dorëzojë presidentit amerikan, Donald Trump, një letër të shkruar nga Kim Jong-un. Dorëzimi do të bëhet gjatë një vizite të rrallë në Shtëpinë e Bardhë të premten pasdite ndërsa të dy palet mundohen të përmbyllin detajet e fundit për të zhvilluar përsëri samitin e shumëpritur.

Trump shpreson të takohet me Kim Jong-un në Singapor me 12 Qershor dhe bën presion ndaj tij që të heqë dorë nga armët bërthamore, pavarësisht se është raportuar sëfundmi se për këtë do të duhen më shumë raunde negociatash të drejtëpërdrejta.

“Do të pëlqeja ta shikojë këtë punë të kryer në një takim. Por shpeshherë kjo nuk mënyra se si funksionojnë marrëveshjet. Ka shumë shanse se nuk do të bëhet në një, dy apo tre takime. Por në një pikë do të ndodhë”, u shpreh Trump.

Delegacionin e Koresë së Veriut për në Shtëpinë e Bardhë e drejton Kim Yong-chol, një këshilltar i ngushtë i diktatorit Kim Jong-un. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se detajet e samitit po diskutohen akoma.

Akoma nuk është e qartë se çfarë mund të përmbajë letra që do të marrë Trump në Zyrën Ovale. Analistët mendojnë se në të mund të jetë thirrja e Liderit të Koresë që samiti me Trump të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.

Ndërkohë, fillimisht u vendos zyrtarisht mbajtja e takimit me 12 Qershor në Singapor, por që më pas u anulua nga SHBA pasi Koreja e Veriut ofendoi nënpresidentin Mike Pence. Megjithatë tani ka shpresa të mëdha që ky samit të mbahet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!