Edhe pse u diskutua se shumë shpejt ora do të qëndrojë e njëjta, duket se edhe në këtë vit ndryshimi i orës do të jetë si në vitet më parë.
Duket se Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.
Zvicra dhe shumë shtete europiane nga e shtuna (sot), 24 tetor deri të dielën 25, kanë vendosur që akrepat të kthehen nga ora 03″00 e mëngjesit në 02:00 e mëngjesit.
Si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.
Kujtojmë që ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-të me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më praktike. l.k/abcnews.al