Merkato e Superiores ka qenë fokusi i radhës në Pressing, në ABC News. Starova dhe Dede thanë fjalët e tyre, me Bobin që e nisi te skuadra e Laçit.
“Laçi ka 12 afrime 7 largime. A ka ndryshime formacione? Ka ndryshime vetëm në mbrojtje, pasi është afruar Obanor. Janë luks për trajnerin opsionet në qendër të mbrojtjes. Musta dhe Obanor janë lojtarë shuëm të mirë. Laçi e ka sulmin. Janë blerje tamam siç duhen, me formacion të konsoliduar. Është viti i tretë që Laçi luan me këto lojtarë, njihen me njëri-tjetrin. Çfarë keni me ato katër të huajt? Të fillojë kampionati njëherë”, u shpreh Starova.
Ndërsa Dede, tha: “Nuk ka ndodhur kurrë tek ekipet shqiptarë që të formatojnë ekipet totalisht. Të gjitha ekipet kanë lëvizur në merkato duke ndërruar mbi 10 lojtarë. Për mua është regres, jo progres. Të gjitha ekipet kanë bërë revolucion, përveç Partizanit. Më kujton Kosovën para 2-3 vitesh.
Laçi ka marrë katër futbollistë të huaj, çfarë do të bëhet me ata? Do të luajnë në formacion, i kanë blerë për të luajtur. Nuk mund të flasim vetëm për futbollistët shqiptarë”, u shpreh Dede./abcnews.al