Hajdari: Rotacioni nuk sjell zhvillim, duhet frymë e re! Listat? PD e zbehtë, i shërben edhe Bashës

schedule19:45 - 5 Tetor, 2020

schedule 19:45 - 5 Tetor, 2020

Rudina Hajdari e cilësoi të zbehtë reagimin e Partisë Demokratike pasi shumica socialiste në Kuvend edhe me ndihmën e disa prej deputetëve të opozitës së re kaluan ndryshimet në Kodin Zgjedhor për listat dhe koalicionet.

Por përse ndodh kjo? Për këtë vajza e Azem Hajdarit ka një shpjegim.

M’u duk i zbehtë reagimi i PD-së, pasi kur cenohen interesat e kryetarëve kam parë kur e gjithë Tirana hidhet në erë. Më vjen çudi që kur flitet për lista ta hapura, për dicka që është parimore, që aplikohet kudo, pse të mos e kemi edhe ne.

Në momentin që jemi duke e krijuar këtë mundësi duke ndryshuar Kushtetutën. Ndaj duke parë se si këta kanë qenë revoltuar dhe kanë hedhur Shqipërinë në erë kur janë cenuar interesat e liderëve, për mua kjo e sotmja ishte shumë e zbehtë.

Edi Rama dhe Lulzim Basha sillen njëlloj, sillen në të njëjtën mënyrë. I kam parë. Nuk kanë asnjë ndryshim” tha ajo.

Pra kjo formulë e re e listave i shërben edhe Lulzim Bashës? “Absolutisht, padyshim që i shërbeu” tha ajo.

Por a ndihet e përdorur Rudina Hajdari që dhe votën për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, dhe tashmë listat nuk do të hapen realisht sikur i kërkoi opozita e re?

Edi Rama ia hodhi vetes se vet, mashtrimi që bëri sërish është në kurrizin e tij, jo timin, për mua është më e lehtë akoma”.

E pyetur nëse rotacioni PS-PD do të sillte një ndryshim, Hajdari ishte kategorike, kur tha se zgjidhja e vetme është një frymë e re.

Jo sepse shikoj mënyrën e organizimit të partive, kanë modelin e PPSH-së. Mundohen që të bëjnë fasada, teknika dhe marifete sikur kanë demokraci të brendshme, kur nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston. 

Ata rrinë si kryetar partie fuqizohen nga ana ekonomike dhe e pushtetit dhe asgjë nuk lëviz. Momentin që do të bëhet rotacioni kush ma jep garancinë që ai person që do të vijë nuk do të sillet si Edi Rama? 

Prandaj një lëvizje e re, një ofertë e re politike është shumë e nevojshme për vendin, pasi janë provuar dhe sprovuar kryetarët e partive në Shqipëri dhe më shumë kanë marrë sesa kanë dhënë. 

Dhe mendoj se duke qenë se janë sprovuar Rotacioni thjesht do të jetë një ndryshim pushtetesh, por asgjë nuk do të sjellë për qytetarët përfundoi Hajdari./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!