Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Lapardha të Beratit, pasditen e sotme. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se një 16-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se 16 vjeçari, Mikel Bilcari Xhardo ka qenë duke korrur misër në parcelë bashke me të atin, Luftar Bilcari Xhardo, 43 vjeç dhe ka prekur telat e korrentit, ku fatkeqësisht ka humbur jetën.
I ati ka tentuar të shpëtojë djalin, por nuk ka mundur, ndërsa edhe këtë të fundit e ka përplasur rryma elektrike dhe është dërguar ne spital.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 16;00 në fshatin Lapardha, Berat duke punuar me agregate bujqesor, kanë rënë në tension elektrikë dhe janë dëmtuar shtetasit L.Xh., 43 vjeç dhe M.Xh.,16 vjeç ( babë e birë).
Shtetasit u transportuan për në spitalin Rajonal Berat, por me gjithë ndihmën e dhënë shtetasi M.Xh ndërroi jetë.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.
g.v/abcnews.al