Një nga zonat më të preferuar për pushues e vizitorë në Shkodër është ajo e Shirokës. Bregu i liqenit u afron freski dhe natyrë të egër.
Shkodranët i qëndrojnë besnik bregut të Shirokës. Uji i pastër, kurse vetë banorët kujdesen ta mirëmbajnë. Hajrullah Muriqi është njeri prej tyre që çdo ditë përshkon vijën e bregut të liqenit të Shkodrës.
Pushuesit e parë në Shirokë janë sistemuar. Qëndrojnë aty nga mëngjesi deri në muzg për freski dhe pastërti.Turistët e huaj, të apasionuar pas natyrës, shfrytëzojnë zonën për të ecur me biçikletë.
“Jam nga Belgjika dhe kam udhëtuar me avion deri në Athinë. Në Belgjikë do të kthehem me biçikletë. Më pëlqen shumë Shqipëria, kam parë vende të mrekullueshme, natyrë të egër dhe të pastër, vendbanime të vogla. Nuk më pëlqen luksi dhe qytetet e mëdha. Ky vend është i mrekullueshëm dhe dua të përshkoj gjithë bregun e liqenit të Shkodrës për të kaluar në Mal të Zi e më pas në drejtim tëBelgjikës”.
Liqeni i Shkodrës dhe distanca e afërt me qytetin është favorizuese. Breg i pastër dhe i egër por i padëmtuar nga ndërtimet. Eshte kjo çarë e bën zonën e Shirokës atraktive dhe të kërkuar./abcnews.al