Djalit dhe motrës së presidentit të Venezuelës pritet t’u injektohet vaksina anti-Covid e Rusisë

schedule08:34 - 5 Tetor, 2020

schedule 08:34 - 5 Tetor, 2020

Djali dhe motra e liderit venezuelian Nicolas Maduro do të jenë mes 2,000 vullnetarëve që do t’u injektohet vaksina e koronavirusit, e zhvilluar nga Rusia.

Maduro u shpreh në një fjalim të mbajtur të dielën se ai e miratoi vendimin e të birit duke shtuar se ai vetë do të ishte personi i parë që do ta merrte vaksinën, e njohur si Sputnik V, pasi të ishte gati për përdorim masiv.

Rusia u bë vendi i parë që regjistroi zyrtarisht një vaksinë kundër koronavirusit në 11 gusht dhe Presidenti Vladimir Putin tha se vajza e tij kishte marrë një dozë.

Sidoqoftë, ekspertët perëndimorë të shëndetësisë e kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e kësaj vaksine, për shkak të kohës së shkurtër gjatë së cilës është testuar.

Qeveria e Venezuelës, që ka marrë miliarda dollarë kredi nga Rusia, tha në gusht se do të ishte e gatshme të merrte pjesë në testet klinike për vaksinën e re.

Venezuela ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 77,000 raste me Covid-19 dhe rreth 650 viktima që nga fillimi i pandemisë, megjithëse shifrat reale mund të jenë shumë më të larta. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!