Projektuesi japonez i modës, Kenzo Takada ka ndërruar jetë pasi u infektua me koronavirus. 81 -vjeçari njihet në të gjithë botën me emrin e tij të parë Kenzo, si edhe është themeluesi i markës globale ‘Kenzo’.
Takada ishte projektuesi i parë japonez që fitoi rëndësi në skenën e modës në Paris.
Ai e zhvilloi dashurinë e tij për modën shpejt ndërsa lexonte revistat e motrave të tij dhe shkoi në Paris për herë të parë në vitin 1965 kur ishte 26 vjeç. Në tetor 1976, Kenzo hapi dyqanin e tij kryesor, Kenzo, në Place des Victoires.
Ai u dallua për përzierjen e përsosur të modelit tradicional japonez të modës me stilin modern perëndimor.
Projektuesi i talentuar u bë i njohur edhe më shumë, duke mbajtur shfaqjet e tij të modës në çadrat e cirkut në 1978 dhe 1979. l.k/abcnews.al