194 qytetarë fituan luftën me Covid-19 ditën e sotme në Shqipëri

schedule16:05 - 3 Tetor, 2020

schedule 16:05 - 3 Tetor, 2020

Ditën e sotme në Shqipëri janë 194 qytetarët që e kanë fituar luftën me sëmundjen e koronavirusit.

Pavarësisht se ka një ulje me rastet e djeshme që ishin 256, sërish numri i atyre që kanë arritur që të mposhtin Covid-19 është i lartë.

Ndërkohë që sot janë 3 pacientët që humbën jetën dhe rastet e reja janë 152.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. /db/Abcnews.al