Sot në Shqipëri është është shënuar një ulje e numrit të rasteve të reja me Covid-19, rritje e fataliteteve dhe ulje e numrit të të shëruarve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 3 pacientë humbën jetën. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi, teksa dje ishte vetëm një pacient që humbi jetën.
Rastet e reja kanë një ulje të vogël. Sot janë shënuar 152 raste nga 1008 testime që janë bërë nga 159 që ishin dje. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë.
Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 152
Të shëruar ne 24 orë 194
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1008
Testime totale 91146
Raste pozitive 14117
Raste të shëruara 8536
Raste Aktive 5189
Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638
Durrës 571
Shkodër 392
Elbasan 254
Lezhë 265
Korçë 242
Fier 224
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 118
Dibër 94
Gjirokastër 60
db/Abcnews.al